Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hapjen e dyerve të stadiumit për tifozët e Kombëtares, për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.
FSHF ka kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë, të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6500 spektatorë.
Kjo ndeshje do te luhet me 28 mars dhe per Federaten Shqiptare te Futbollit do te ishte e pafalshme qe kjo ndeshje te zhvillohej pa pranine e tifozeve.
Per kete arsye institucioni i futbollit shqiptar i ka kerkuar ministrise qe te zbatohej i njejti rregull sic po veprohet edhe ne vende te tjera te Botes, kur ndeshjet e futbollit luhen me nje numer te reduktuar tifozesh.