Do të startojë në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, finalja e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia.
Do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet ku të dyja ekipet do të kërkojnë me doemos trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Statistikat tregojnë se në 4 ndeshjet e fundit, gjithçka ka qenë pothuaj e barabartë ku 1 fitore ka shkuar për Vllazninë, 1 për Teutën dhe 2 kanë qenë barazime.
Dy rezultate kanë qenë 1-0 dhe sdy të tjerat kanë përfunduar me shifrën e bardhë 0-0. Edi Martini është trajneri më i suksesshëm në historinë e Teutës.
Gjatë një viti e pak, trajneri dhe Teuta e tij kanë fituar tre trofe. E nisën gushtin e 2020-ës me Kupën e Shqipërisë.
Një muaj më pas Superkupën e Shqipërisë dhe në maj shkodrani në stolin e durrsakëve fitoi kampionatin shqiptar. Askush si ai nuk ka fituar.
Ama Martini mund të hyjë në histori sepse mund të fitojë Superkupën e dytë dhe trofeun e katërt rresht që do të ishte një statistikë e jashtëzakonshme.
FORMACIONET ZYRTARE –
Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev. Trajner: Edi Martini.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Heriç, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj. Trajner: Thomas Brdariç.