Covid i ka marre jeten gazetarit te njohur ne Shkoder Lek Plani. Lajmi eshte bere publik nga Kryetar i Unionit te Gazetareve ne Shkoder Gasper Marku.

Lek Plani, per vite me radhe ka qene gazetar i Radio Shkodra dhe Deutche Welle, nderkohe qe ka pasur angazhimin e tij edhe ne median lokale ne Shkoder ne Tv Rozafa dhe Tv1 Channel

Gjate punes se tij ne Radio Shkodra, Leka ka bere me qindra emisione edhe sportive, kryesisht “talk- show” gjate Kampionateve Europiane e Boterore, por nuk kane munguar edhe kronikat e shumta sportive dhe emisionet e drejtuara prej tij.

Stafi i “SHKODRA SPORT” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Plani dhe te gjithe kolegeve per ndarjen nga jeta te gazetarit Leke Plani!