Një tronditje e madhe vjen për Kombëtaren e Shqipërisë nga Anglia. Armando Broja u transferua nga Chelsea te Ipsëich për 30 milionë paund, në huazimin me të drejtë blerje. Në momentin kur sulmuesi kreu testet mjekësore, rezultoi se kishte një dëmtim serioz. Aty lojtari shqiptar zbuloi se gjatë turit verore në miqësoret me Chelsea, një ndërhyrje e ardhur në stërvitje kishte sjellë dëme të mëdha dhe i kishte vendosur sërish në rrezik këputjen e ligamentit.

Për këtë arsye Ipswich hezitoi që të mbyll nënshkrimin me Brojën. Por lajmi i fundit që vjen nga Britania për lojtarin e Kombëtares është vërtet shumë i keq dhe i trishtë, duket se edhe Armandon e ndjek fati i keq. Pas ekzaminimeve mjekësore, lojtarit i duhet pak kohë që të marrë veten nga dëmtimi dhe të mos rrezikojë karrierën.

Por Ipswich nuk mund të presë më gjatë dhe të investojë një shifër të madhe për një lojtar që kërkon kohë të rikthehet nga dëmtimi dhe për këtë arsye, e ka pezulluar transferimin e Brojës. Sipas mediave britanike, Broja do të rikthehet te Chelsea tani dhe do të transferohet vetëm në merkaton e janarit. Pavarësisht se nuk është thënë ende koha e saktë e mungesës së Armandos, mund të thuhet me siguri se ai nuk do të marrë më minuta deri në janar.

Të paktën jo në ekipet profesioniste. Kjo pasi vetëm në ditën e djeshme trajneri i Chelsea, Marseca, iu drejtua qartë Brojës, Sterling, Chilwell dhe lojtarëve të tjerë të cilët nuk janë pjesë e projektit të tij te Chelsea se nuk do të marrin më asnjë minutë të vetme te ekipi i tij dhe nëse zgjedhin që të qëndrojnë në këtë merkato vere.

Pra tekniku e bëri të qartë se nuk do të ndryshojë aspak nga mendimet, përtej faktit se edhe nëse Marseca do të kishte një qasje më dashamirëse, në një ekip me 40 lojtarë, Broja sërish do të kishte minuta me pikatore. Duket se lojtari kur të rikthehet nga dëmtimi do të luajë me të rinjtë e Chelsea deri sa të vijë janari. /Sport Ekspres/