Rey Manaj gjeti golin e parë në Turqi për këtë sezon, me fanellën e Sivasspor, por ekipi i tij pësoi humje 3-2 ndaj Gaziantep.

Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në pjesën e parë, për shkak të një problemi, i cili do e mbajë jashtë për tre javë. Konfirmimi vjen nga trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun, i cili deklaroi se lojtari kishte shfaqur shqetësime para ndeshjes.

“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39.

I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim”, tha Uygun. Manaj rrezikon edhe ndeshjet e muajit tetor me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë.