Ligji për Sponsorizimt në Sport është miratuar tashmë e një kohë, por ka dështuar të gjejë zbatim edhe në praktik për shkak të disa mëdyshjeve ndërmjet ministrive që ende nuk e kanë dhën dritën jeshile, shkruan Gazetasheshi.com.
Kjo është njëra ndër arsyet kryesore që donatorët po i mendojnë seriozisht investimet e tyre në futboll dhe nëse nuk do kemi ndryshime mund të kemi edhe tërheqjen e tyre, sikurse në të kaluarën.
Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe kryetari i Klubit Futbollistik “Vushtrria”, Naser Imeri, i cili në emisionin “Arena” në “Tribuna Channel” ka deklaruar se ky ligj duhet të futet në funksion sa më parë.
“Ne e kemi siguruar buxhetin për këtë edicion dhe mund të sigurojë që Vushtrria do të rikthehet në elitë, pasi që një klub dhe një qytet si Vushtrria nuk e meriton të qëndrojë më shumë në Ligën e Parë. Ne e dijmë që Superliga ka kosto më të madhe dhe në rast se bëhet ligji për sponzorizimin ka mundësi që do të vazhdoj, nëse jo nuk kemi mundësi, pasi që ende nuk kemi arritur të bëjmë aq shumë para sa të punojmë me humbje”, deklaroi Imeri.
Vushtrria aktualisht është lider në Ligën e Parë dhe me hapa të sigurt po marshon drejt Superligës, ndërkohë një pranverë e nxehtë e pret ish-kampionin e vendit.