Eros Grezda është i pafat. 22-vjeçari, që po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin kroat me Osijek, pasditen e sotme ka pësuar një dëmtim të rëndë në takimin kundër Lokomotiva Zagreb, i cili u mbyll në barazim 1-1.
Ylli i kombëtares shqiptare u largua nga fusha në minutën e 35’ për shkak të një dëmtimi.
Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, diçka të tillë do ta tregojnë testet që sulmuesi do të kryejë ditën e nesërme.
Dëmtimi erdhi në momentin më të mirë, që Grezda po kalonte si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren, ku ka bërë shfaqje mjaft të mira.
Dëmtimi i tij është edhe një lajm i keq për trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci, i cili e shikon si tepër të rëndësishëm gjakovarin për skemat e tij.