Frymëmarrje çliruese në shtëpinë e PSG për gjendjen fizike të Neymar, i cili u largua më barrelë nga fushë në takimin e fituar 3-0 ndaj Olimpique Marseille.
Brazialiani ka publikuar një foto ku shfaqet kavilja e fashuar, shoqëruar me mesazhin. “Mjafton për sot”.
Sipas trajnerit Unai Emery, Neymar do të mungojë në dy takimet e ardhshme, një në Kpën e Ligës dhe një tjetër në kampionat.
Kjo do të thotë se 26-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe me Realin e Madridit më Champions, ku kërkohet përbysja e humbjes 3-1 në “Santiago Bernabeu”.
Neymar u transportua menjëherë me ambulancë në Spitalin Amerikan të Neully, por fatmirësisht ekzamimimet e kryera nuk verifikuan dëmtime serioze në kavilje.
Gjithsesi, për ditët në vazhdim do ta mbajë ta fashuar kaviljen, duke humbur kështu dy ndeshjet e javës, të mërkurën në çerekfinale të Kupës së Ligës dhe të shtunën ndaj Troyes në Ligue 1.
Sipas Emery, “Neymar do të luajë me 6 mars ndaj Realit.”