Me ne fund Bashkia Shkoder ka nisur nga puna per t’i dhene sportit ate se çfare i takon. Disi me vonese ne krahasim me nje vit me pare, por duket se institucioni i pushtetit lokal ka gjetur nje menyre te re te miratimit te projekteve dhe levrimit te fondeve, çka do te thote se ekipet dhe trajneret do t’i marrin ne kohe fondet e miratuara.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Bashkia ka hapur sot thirrjen per mbeshtetjen e ekipeve sportive Vllaznia. Kjo thirrje do te jete e hapur per te gjitha shoqatat sportive deri me date 13 mars. Nderkohe mesohet se kete vit, ky institucion ka vendosur qe shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur nga shoqatat te Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër.

Ky i fundit do te mblidhet me date 17 mars dhe do te beje verifikimin e dokumentacionit te paraqitur dhe shpallja e fituesve do te behet nje dite me pas, pra me date 18. Fituesi do te njoftohet publikisht nga Bashkia Shkoder.

Ne shpalljen e bere sot, behet e ditur se aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Po çfare kerkesash duhet te plotesojne Shoqatat per te miratuar keto projekte? Ato duhet te sigurojne se marrin përsipër pjesëmarrjen në të gjitha kompeticionet Kombëtare të organizuara nga Federata Shqiptare e sportit përkatës. Po ashtu, Shoqata duhet të ketë eksperiencë në pjesëmarrjen në kompeticione Kombëtare zyrtare dhe trajnimin sportiv.

Gazeta gjithashtu meson se shuma e miratuar nga Keshilli Bashkiak Shkoder, pikerisht per kete mbeshtetje te ekipeve sportive Vllaznia per vitin 2025 do te jete 440 milione leke te vjetra, e cila do te ndahet ne 15 lloje sportesh, sipas arritjeve dhe sukseseve te tyre.(www.shkodrasport.com)