Vllaznia e boksit eshte ne pergatitjet e fundit per kampionatin kombetar te te rriturve qe zhvillohet ne fund te kesaj jave ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Boksieret duket se kane kapur formen e tyre maksimale dhe si rrjedhoje tashme presin titullin kampion te rradhes.
Shume besim ka edhe stafi teknik, por tek ky i fundit ka nje risi keto ditet e fundit. Kjo ka te beje me rikthimin serish ne postin e trajnerit te nje emri shume te njohur te boksit shkodran dhe shqiptar. Behet fjale per 15 here kampionin e vendit, Artur Gavoçin.
Ai tashme eshte pjese e stafit te Vllaznise qe drejtohet nga kryetrajneri Zef Gjoni, ne perberje te te cilit jane edhe Lazarin Vila e Jetmir Kuçi. Tashme bashke edhe me Artur Gavoçin, eshte kompletuar edhe me shume ky staf kampionesh, i cili punon çdo dite me shume pasion per te arritur te tjera suksese.
Rikthimi serish ne staf i Gavoçit padyshim qe eshte nje lajm shume i mire sepse boksi shkodran dhe shqiptar ka nevoje per emra te tille te rendesishem qe kane shkruar historine e ketij sporti ne vite./www.shkodrasport.com/