Trajneri shkodran Armando Cungu qe tashme drejton Laçin, ka marre nje lajm te mire sot ne prag te ndeshjes se kesaj jave, asaj qe do te luaje ne kryeqytet me Tiranen.

Ky takim nga sa mesohet do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të klubit nga Komisioni i Disiplinës. Tirana u dënua me 4 ndeshje pa tifozë për incidentet e ndodhur në derbi dhe deri më tani ka shlyer vetëm një ndeshje, atë në Kupë ndaj Shënkollit. Në ndeshjen e radhës në shtëpi, drejtuesit mund të paguajnë me gjobë gjysmën e dënimit për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit.

Një ndeshje delikate ndaj një skuadre si Laçi do të luhet pa lojtarin e 12-të të bardhebluve. Është vetëm klubi që ka njoftuar në faqen zyrtare se kjo ndeshje nuk do të luhet me tifozë.

Kjo padyshim qe favorizon kurbinasit dhe tashme skuadra e drejtuar nga Cungu do te tentoje te beje mire ne kete perballje direkte. Duhet thene se trajnerit shkodran i ka ecur mire gjithmone me perballjet qe ka patur si kundershtar me bardheblute sa here ka drejtuar kunder tyre nerolin e trajnerit te Kukesit, Laçit dhe Vllaznise.

Aq sa pat dal edhe nje shprehje sikur “Cungu ia ka gjetur pin-in Tiranes”. A do te ndodhe keshtu edhe kete here? Kjo duhet pare. Nje sfide delikate ku padyshim qe ne debutimin e tij trajneri shkodran nuk do te deshiroje kurrsesi ta nise me humbje.
www.shkodrasport.com