Lajm i mirë për Juventusin, Matijs De Ligt shërohet nga koronavirusi dhe është i disponueshëm në sfidën ndaj Bolonjës, e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:30 në “Allianz Stadium”.

Mbrojtësi holandez i është nënshtruar tamponit dhe ka rezultuar negativ dhe nesër do të përfshihet tek lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj skuadrës emiliane.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj:

Komunikata e Juventusit –

“Sipas protokollit, Matijs De Ligt ka kryer dy kontrolle të testeve molekulare të tamponit për COVID-19, dhe ka rezultuar negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk do të jetë më në izolim, ku do t’i bashkohet skuadrës në darkë në ‘J-Hotel’, dhe do të jetë i përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme.”