Nga Gjergj KOLA
Ne ndeshjen e se premtes ndaj Egnatias, porten e Laçit e ka mbrojtur per here te pare ne kete sezon nje portier tjeter dhe jo Mario Dajsinani i cili siç dihet tashme eshte transferuar tek rrogozhinasit. Porten e kurbinasve ne kete perballje e ka mbrojtur shkodrani i lindur ne Itali Marco Molla.
Ky ka qene 90 minuteshi i tij i pare ne futbollin shqiptar dhe ka bere nje performance shume te mire. Si rrjedhoje eshte vleresuar nga “Sofascore” me noten 7.2 duke qene i dyti me i mire nga rradhet e futbollisteve te Laçit ne kete perballje ku me i mire sesa ai ka qene vetem mbrojtesi Opeh qe eshte vleresuar me noten 7.3
Golin e vetem te ndeshjes Laçi e ka pesuar ne minuten e 90-te, por Molla nuk ka patur se çfare t’i beje. Megjithate 22 vjeçari perpara ketij momenti ka bere disa pritje shume te bukura duke e mbajtur ne loje skuadren e tij. Nje performance e tille e ketij portieri ka ngrohur stafin teknik te ekipit kurbinas.
Kujtojme qe Marco Molla ne moshen 19 vjeçare pat firmosur nje kontrate profesioniste me ekipin e pare te Bolonjes, ashtu siç duhet te dime se ky portier eshte shpallur nenkampion Europe me Italia U17 pese vjet me pare. Ne Itali e kane konsideruar gjithmone nje portier me shume talent dhe qe pritej qe ecte shume perpara.
Por gardiani shtatelarte ka hasur jo pak veshtiresi ne vazhdimin e karrieres se tij, çka ka bere qe ai te kaloje disa momente jo te mira. Por ardhja ne Shqiperi fale menaxherit Benardin Kulla duket se ka ndodhur ne momentin e duhur dhe paraqitja e mire ndaj Egnatias eshte vetem sinjali i pare i asaj se çfare di te beje Marco Molla. Megjithate mos u ngutni, ende nuk keni pare asgje nga cilesite dhe aftesite e ketij portieri…