Disa ditë më parë lajmet që Marash Kumbulla të kthehej në fushën e gjelbërt ishte minimalisht 6 muaj. Por një lajm i mirë vjen për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho.
Mediat italiane dhe ata që janë pranë klubit të Romës bëjnë me dije se mbrojtësi shqiptar ka qenë sëbashku me disa lojtarë të tjerë të Romës në qendrën stërvitore të klubit.
Kumbulla ka kohë që është në fazë rikuperimi dhe po punon fort për tu rikthyer. Ky kthim pozitiv dhe i papritur i 23-vjeçarit mund të ngjallë optimizëm që ai mund të jetë gati për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë në shtator, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Nëse do të ndodhte kjo, do të ishte diçka shumë e mirë sepse do të ishte një alternativë më shumë për repartin e prapavijës të kombëtares tonë.