Dy fitoret e fundit te arritura ne kampionat ndaj Egnatias dhe Teutes, e kane rritur edhe me shume atmosferen ne kampin shkodran teksa tashme Vllaznia pas 5 javesh kampionat ndodhet ne krye te renditjes. Por tashme e rendesishme eshte qe kjo ecuri te ruhet dhe per kete arsye i gjithe fokusi eshte perqendruar tek sfida e rradhes.

Behet fjale per ate qe do te luhet diten e diele ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Bylisit. Skuadra shkodrane ka vijuar edhe sot me pergatitjet per kete takim qe ne leter mund te konsiderohet i lehte, por ne fakt nuk eshte i tille.

Ne kete pragndeshje nderkohe stafi teknik i kuqebluve ka marre nje lajm pozitiv. Behet fjale per futbollistin e ardhur me buje ne merkaton e vere- Amir Kahrimanoviç, i cili duket se po e le gradualisht pas demtimin qe ka patur dhe diten e sotme eshte bashkuar me grupin tjeter te lojtareve ne stervitje.

Ende nuk eshte e qarte nese ai do te grumbullohet per ndeshjen e se dieles, megjithate e rendesishme eshte qe ai tashme shume shpejt do te jete i gatshem per te dhene kontributin e tij per Vllaznine. Kujtojme qe Kahrimanoviç per shkak te demtimit qe ka kaluar, ende nuk ka debutuar ne kampionat me fanellen kuqeblu./www.shkodrasport.com/