Problemet e demtimit te lojtareve te Vllaznia jane kthyer ne nje makth te vertete keto kohet e fundit teksa jane disa prej tyre te pamundur per te qene ne fushen e lojes prej disa javesh, por nga ana tjeter, stafi teknik ka filluar te marre edhe lajme te mira.
Keshtu, siç mund te konstatohet edhe nga disa foto te seances se sotme stervitore te hedhura ne faqen zyrtare te klubit, dy prej lojtareve te cilet kane patur probleme tashme kane filluar te sterviten me grupin e madh.
Behet fjale per dy mesfushoret Lorik Boshnjaku dhe Elvedin Heriç. Te dy ata kane qene ne stervitje por ende nuk e sigurte se do te jene pjese e skuadres qe do te udhetoje per ne Laç diten e diele per sfiden e rradhes ndaj skuadres vendase.
Me shume mundesi, asnjeri prej te dyve nuk do ta nise si titullar, por shpresat jane qe te pakten te jene te gatshem ne pankine dhe nese u kerkohet, te luajne disa minuta ne pjesen e dyte te kesaj ndeshje te rradhe sper kampionat.
Nderkohe tre futbollistet e tjere qe kane edhe ato probleme demtimesh, pikerisht Latifi, Hakaj dhe Jonuzi, kane munguar ne stervitje ngaqe jane ne fazen e rikuperimit dhe ende nuk eshte e qarte se kur do te jene te gatshem per te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/