Ka munguar prej disa kohesh dhe prej dites se djeshme tashme eshte bashkuar serish me ekipin ne stervitje. E kemi fjalen per mbrojtesin 20 vjeçar Flori Spahija i cili eshte vene tashme ne dispozicion te stafit teknik, megjithate i duhet edhe disa kohe per te kapur formen e tij maksimale.
Ai vjen pas nje demtimi muskular te perseritur dhe si rrjedhoje mjeket i kane keshilluar te beje shume kujdes, prandaj dhe drejtuesit e Vllaznise nuk jane nxituar me te. Spahija ka kryer se fundi te gjitha ekzaminimet e duhura ne nje nga klinikat me te mira ne kryeqytet dhe çdo gje duket ok.
Mbrojtesi 21 vjeçar prej disa ditesh nderkohe ka zhvilluar edhe nje program individual rehabilitimi nen kujdesin e trajnerit Roland Peqini dhe gjerat duket se po shkojne shume mire. Demtimi i ketij lojtari erdhi ne nje moment jo te pershtatshem per te dhe per ekipin.
Reparti i mbrojtjes ka patur shume mungesa kohet e fundit dhe si rrjedhoje trajneri Brdariç eshte detyruar qe te aktivoje Krymin apo dhe Çoben dhe rehabiltimi sa me i shpejte i Flori Spahija do te ishte nje lajm i mire sepse ai eshte nje lojtar qe luan si ne qender te mbrojtjes, ashtu edhe ne krahun e majte.(www.shkodrasport.com)