Vllaznia do të luajë nesër në Shënkoll ndaj skuadrës vendase në një ndeshje që konsiderohet delikate dhe ndoshta më e vështira në të gjitha transfertat e këtij kampionati.
Megjithatë në prag të kësaj ndeshje, ekipi shkodran ka marrë një lajm të mirë. Fusha e Shënkollit është dënuar nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së me dy ndeshje pa tifozë për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen e mëparshme.
Fakti që luhet pa tifozë favorizon së tepërmi Vllazninë për të fituar edhe në këtë fushë dhe kjo do t’i siguronte asaj fitoren e shtatë.
Tifozët e Shënkollit kanë qenë të zjarrtë dhe prania e tyre në stadium padyshim që ka qenë një motiv më shumë për skuadrën për të kërkuar një rezultat pozitiv edhe ndaj kuqebluve.
Por edhe tashmë që fusha është e dënuar, pritet që tifozët të mos mungojnë sepse rrethimi i fushës nuk është i tillë që të pengojë shikimin e ndeshjes dhe mbështetjen për ekipin e Shënkollit.
© shkodrasport.com