Vllaznia ka vijuar edhe sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvillojne diten e shtune ne transferten e Rrogozhines ndaj skuadres se Egnatias e cila eshte edhe kampionia ne fuqi e vendit.

Ajo qe ka rene ne sy gjate seances se sotme ka qene prania ne te edhe e futbollistit Milos Stojanoviç. Ai eshte stervitur bashke me grupin dhe me shume mundesi do te jete i gatshem per ndeshjen e pas dy diteve.

Stojanoviç ka munguar ne dy takimet e fundit si rrjedhoje e nje problemi muskular qe ka patur, por duket se gjithçka tashme ka kaluar me sukses dhe ai do te jete ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Por nga ana tjeter ende nuk mund te thuhet nje gje e tille per mbrojtesin tjeter, Marko Juriç. Kujtojme qe stafi teknik i Vllaznise ka qene i detyruar te sajoje qendren e mbrojtjes ne ndeshjen e fundit, ku perkrah Bajramit luajti kete here ne prapavije mesfushori Ardit Krymi. Por me rikthimin e Stojanoviç, sigurisht qe numri 6 do te kaloje ne pozicionin e tij te preferuar./www.shkodrasport.com/