Ashtu siç kishte premtuar, portieri i Vllaznisë është bashkuar pasditen e sotme në stërvitje bashkë me pjesën tjetër të ekipit. Në njëfarë mënyre ai i ka lënë pas problemet shëndetësore që ka patur dhe do të sakrifikojë për të luajtur në ndeshjen e së dielës në Laç. Në seancën e sotme ai ka zhvilluar një stërvitje të lehtë duke qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor që e ka ndjekur nga afër. Kështu do të ndodhë edhe në seancën e nesërme dhe nëse gjërat do shkojnë mirë, ai do jetë në portë një ditë më vonë.
Në këtë mënyrë marrin fund edhe thashethemet e dala ditët e fundit në Shkodër teksa flitej për mosmarrëveshje në mes këtij portieri dhe drejtuesve të klubit apo dhe një zënke të tij me një tifoz pas ndeshjes së dy javëve më parë me Besën. Të gjitha këto kanë rënë poshtë dhe Vujadinoviç duket i vendosur për të bërë më të mirën për skuadrën në ndeshjet e mbetura të sezonit.
© shkodrasport.com