Mungon prej me teper se dy muajsh dhe me ne fund duket se ka ardhur momenti per t’u rikthyer. E kemi fjalen per mbrojtesin e majte te Vllaznise Flori Spahija. Ai ka kaluar jo pak probleme si rrjedhoje e nje demtimi ne gju qe e ka shqetesuar se tepermi.
Megjithate fale nje periudhe trajnimi speciale, shoqeruar edhe me nje stervitje individuale me trajnerin Roland Peqini, lojtari kuqeblu prej pak ditesh i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise ne stervitje.
Spahija i ka kryer te gjitha testet fizike dhe duket se nuk ndjen me asnje shqetesim nga demtimi qe ka kaluar dhe per kete arsye, eshte bashkuar me pjesen tjeter te lojtareve ne stervitjen e kuqebluve.
Kjo gje e ka kenaqur trajnerin Osmani sepse tashme organika e tij po nis te plotesohet gjithnje e me shume. Ne fakt edhe trajneri i meparshem Memelli “e ka qare” shume mungesen e Spahise sepse me demtimet e Hakajt dhe Asanit, krahu i majte i mbrojtjes mbeti krejtesisht bosh.
Duke filluar nga ndeshja e ardhshme ndaj Egnatias, nuk perjashtohet mundesia qe Flori Spahija te grumbullohet me skuadren dhe ky eshte nje lajm shume i mire edhe per lojtarin, te cilit i ka munguar shume fusha e blerte.