Pas dy muajsh e gjysem larg fushes se blerte, Ardit Deliu u rikthye te luante pak minuta ne miqesoren e se shtunes ndaj malazezeve te Arsenal Tivat. Ai u aktivizua ne gjysmen e pjeses se dyte ne vend te Tafilit dhe pergjithesisht u duk ne nje forme te mire.
Sigurisht qe do t’i duhet ende edhe pak kohe per te kapur formen maksimale, megjithate mesfushori pritet qe te jete te pakten ne pankine qe ne ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje diten e shtune ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Teutes.
Kujtojme qe Deliu u demtua ne nje tjeter miqesore, pikerisht ate te fillimit te shtatorit ndaj Otrant Olympic te Ulqinit, luajtur po ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ai pesoi nje lendim te njerit prej gishtave te kembes dhe ndonese fillimisht u duk se maksimumi do te ishte 4-6 jave larg skuadres, kjo periudhe i shkoi edhe me shume.
Tashme ai rikthehet dhe ndonese ende nuk eshte ne formen e tij me te mire, kuptohet qe ky eshte nje lajm pozitiv per trajnerin Brdariç tashme qe eshte demtuar edhe mesfushori tjeter i qendres Ardit Krymi./www.shkodrasport.com/