Lajme të mira për Kolegjiumin e Arbitrave të Futbollit të Shkodrës. Tre pjestarë të tij sot kanë drejtuar të parën ndeshje në këtë kampionat. Bëhet fjalë për kryesorin Indrit Myrta dhe anësorët Melis Dervishi e Fisnik Thorja. Nëse dy të parët e kanë provuar edhe më parë Superligën (sidomos Dervishi), për Thorjen ky ka qenë debutimi në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar dhe duhet thënë se përgjithësisht gjërat kanë shkuar mirë për këtë treshe.

Për t’u përmendur është fakti që në minutën e 24-të kryesori Myrta i ka nxjerrë karton të kuq mbrojtësit Ditmar Bicaj për sharje ndaj kundërshtarit. Një veprim që nga opinionistë të ndryshëm është konsideruar i nxituar por në fakt edhe vetë trajneri i Flamurtarit Duro më shumë ka fajësuar lojtarin e tij për kartonin sesa arbitrin që e ka nxjerrë. E rëndësishme është që FSHF ka hedhur sytë nga Kolegjiumi i Shkodrës dhe treshja e sotme në Flamurtari- Lushnja është treguesi më i mirë pëër këtë.

© shkodrasport.com