Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e ditës së shtunë ndaj Vllaznisë në transfertë.

Bardheblutë ishin edhe më të kompletuar gjatë stërvitjes së sotme pasi me skuadrën u bashkuan Ismailgeci dhe portieri Bekaj që ishin grumbulluar me Shqipërinë dhe Kosovën për ndeshjet e Nations League.

Në një video të postuar nga Tirana në faqen zyrtare shihet trajneri Nevil Dede duke shpjeguar programin stërvitor si dhe skemat që do të përdoren gjatë ndeshjes.

Ndryshe nga ish-trajneri Egbo, Dede ka vendosur që t’I shpjegojë në fushën stërvitore të gjitha detajet.

Bardheblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja në Shkodër me trajnerin Dede që do të bëjë debutimin e tij në krye të bardhebluve.