Me ne fund vjen nje lajm i shkelqyer per futbollin shkodran. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe te beje nje investim serioz ne infrastrukture duke i ardhur ne ndihme futbollit amator ne kryeqendren e Veriut.
Ne mbledhjen e tij te sotme, Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit, ne mes vendimeve te tjera qe ka marre, ka qene edhe ai per te bere nje investim ne ndertimin e tre fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në qytetin e Shkodrës.
Ne fakt, institucioni i futbollit shqiptar ka pritur prej kohesh nga Bashkia Shkoder qe te gjente token per te bere kete investim por nuk ka marre pergjigje pozitive dhe ne kete kontekst, investimi do te behet ne nje kompleks privat por qe do te jete gjithmone ne sherbim te futbollit amator te kesaj zone.
Ne mbledhjen e sotme, si fillim anëtarët e KE-së diskutuan propozimin për rregulloret e kompeticioneve që organizon FSHF për sezonin 2022/2023 e më konkretisht kampionatet Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria Superiore U-21, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19. Pas diskutimeve rregulloret e reja për këto kampionate janë miratuar, ashtu si manualin e delegatit, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky dokument është përgatitur nga Departamenti i Garave në FSHF në kuadër të synimeve për të përmirësuar gjithmonë e më shumë organizimin në të mirë të ndeshjeve në vend.
Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni i Posaçëm i Përkohshëm për “Reformimin e Rregulloreve te Federatës Shqiptare te Futbollit” në bashkëpunim me Departamentin e Garave të FSHF propozoi krijimin e një sistemi incentivimi financiar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grup-moshës 16-21 vjeç. Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimit të lojtarëve të rinj, duke e kthyer Kategorinë e Parë në një vitrinë të rëndësishme për elementët e spikatur.
Propozimi i Sekretariatit të përgjithshëm dhe Deptartamentit të Garave për strukturën e kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe të Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 u kthye për miratim nga Komisioni i Licensimit. Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit parashikon që në kampionatet kombëtare të marrin pjesë klubet profesioniste dhe akademi të cilat licensohen si profesioniste duke plotësuar të gjitha kriteret e parashikuara në drejtimin sportiv, infrastrukturor dhe organizativ.
Sakaq, Komitetit Ekzekutiv miratoi gjithashtu disa investime të rëndësishme infrastrukturore në disa zona të vendit. Sipas këtij vendimi do të mbështetet financiarisht ndërtimi i 3 fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në qytetin e Shkodrës, pajisja me sistem ndriçimi i aneksit të parë të kompleksit Apolonia pas përfundimit të investimit të njëllojtë në aneksin e dytë, i cili është financuar gjithashtu nga FSHF. Janë miratuar disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar në projektin paraprak.
Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit.