Lajme te mira tek Vllaznia ne pragndeshjen me Tiranen. Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja, kane rinovuar sot edhe per dy vite te tjera me klubin shkodran.
Atyre u perfundonte kontrata pas 3 muajsh, por sponsori Xhaferi nuk ka pritur fundin dhe ka mbyllur qe tani marreveshjet per zgjatjen e kontratave te tyre.
“Dy nga lojtarët më të spikatur kuqeblu Kapiteni Gurishta dhe mesfushori Kruja kanë rinovuar sot edhe për dy sezone të tjera me ekipin e Vllaznisë si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.
Rinovimin me keto dy lojtare sigurisht qe eshte diçka shume e mire sepse konfirmon faktin qe drejtuesit e Vllaznise jane duke menduar per te ardhmen.
Gjate veres ata kane firmosur kontrata afatgjata me lojtare si Krymi, Adili etj, ndersa me pas zgjati kontraten edhe me Ardit Hoxhajn, ndersa sot rinovuan edhe me Gurishten e Krymin.