Klajvert Çuni, futbollisti 21-vjeçar, nuk ia ka dalë të fitojë ndeshjen më të rëndësishme. Djaloshi ka ndërruar sot jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas plagëve që mori gjatë një incidenti më 23 mars.
Lojtari, i cili në të kaluarën ka luajtur për Shënkollin, u rrëzua nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.
Pavarësisht përkujdesjes së mjekëve në këto ditë, ai nuk ia doli që t’u mbijetonte plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit. Kjo padyshim qe eshte nje humbje e madhe per familjen e tij, por edhe per komunitetin e futbollit.
Ka qene edhe vete faqja e Akademise se Shenkollit ajo qe ka shprehur keqardhjen e madhe per ndarjen nga jeta te nje pjestari te saj teksa shkruan:
“Kesaj radhe nuk ja dole te fitoje betejen me te rendesishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar duke luftuar ne fushe si nje Kapiten i vertete, ishe Ai qe te donin, Shoket , trajneret , stafi por dhe te gjite ato qe te njohen nga afer!
Ku ti gjejme ne fjalet e ngushellimit per te shprehur mungesen tende dhe dhimbjen qe na shkaktove , jemi lutur me shpirt keto dite per ty , por si duket Zoti te desht prane Vetes. Do na Mungosh shume Klajvert Çuni .Pushofsh ne Paqe Kampion!