Fitorja ndaj Egnatias te shtunen qe shkoi ka ngrohur disi ambjentin ne kampin koplikas por ne fakt ata kane marre si “shperblim” nje lajm te keq ne fillimin e kesaj jave.

Klubi i Veleçikut ka shperndare rrogat e muajit shtator dhe futbollistet kane konstatuar qe ne xhepat e tyre kane perfunduar 20 per qind me pak nga shuma qe kane patur te shkruar ne kontrate.

Arsyeja ka qene se drejtuesit kane vendosur ta gjobisin skuadren per rezultatet e dobeta qe pati ne javet e para te kampionatit kur pesoi kater humbje njera pas tjetres.

Ndonese fillimisht lojtareve nuk u ka pelqyer kjo gje, ne fakt e kane pranuar sepse kane qene te vetedijshem se starti qe i kane bere kampionatit ka qene per t’u harruar me 4 humbje ne 4 ndeshje dhe per me teper, pa shenuar asnje gol ne 360 minuta.

Gjithsesi tashme skuadra eshte fokusuar tek takimi i rradhes qe per fatin e mire do te luajne serish ne “Reshit Rusi”, kete here ndaj Terbunit. Objektivi eshte i qarte padyshim, fitorja edhe e kesaj perballje çka do ta permiresonte ne njefare menyre renditjen e tyre ne tabelen e klasifikimit.

Trajneri Duli ka besim se me reagimin qe pati skuadra ndaj Egnatias, ajo tashme do te jete me e lehtesuar dhe do ta kete me te lehte te beje lojen e saj edhe ndaj nje kundershtari te forte siç eshte Terbuni.
www.shkodrasport.com