Sfida e djeshme ne “Elbasan Arena” ne mes Kukesit dhe Vllaznise jo vetem qe nuk ka kenaqur asnjeren prej skuadrave per rezultatin e fiksuar ne fundin e saj, por nga ana tjeter, edhe ka merzitur stafet teknike.
Kjo ngaqe dy prej titullareve te tyre, jane ndeshkuar me kartone te verdhe dhe per rrjedhoje do te jene te penalizuar per sfidat e rradhes.
Behet fjale per Olsi Teqja dhe Herald Marku te cilet e pësojnë prej të verdhëve. U ndëshkuan dje dhe zyrtarisht bëhen me 4 kartonë, ndaj humbasin takimet e radhës që Kukësi dhe Vllaznia luajnë me Skënderbeun dhe Partizanin.olsi teqja
Duhet thënë që mbrojtësi i Kukësit pikërisht dje u rikthye pas skualifikimit që kishte prej të kuqit që mori me Teutën, por duke qenë se kishte edhe 3 të verdhë gjendje, me të 4-tin humb edhe javën e 26-të.
Sa i takon mbrojtesit te Vllaznise, i djeshmi ka qene i katerti per te ne kampionat dhe per kete arsye do te jete ndeshja e pare qe do te mungoje si i skualifikuar.