Vllaznia e pret me halle Partizanin. Mirsad Jonuz nuk do ta ketë të lehtë që të ndërtojë formacionin për të ndaluar kampionët në fuqi të vendit, pasi mungesat dhe dyshimet janë prezente.

Vetëm 3 ditë në dispozicion, zbehin shpresat për një rikuperim në kohë të Behar Ramadanit dhe Simeon Hristov. Ata janë ende pezull dhe në vazhdim të stafit mjekësor.

I padisponueshëm për këtë duel është Herald Marku, i cili me kartonin e 4-t ndaj Kukësit, rrjedhimisht është i skualifikuar.

Skuadrës tashmë i duhet me çdo kusht fitorja, pasi çdo rezultat tjetër do ta komplikonte edhe më shumë situatën në renditje.

Ne fakt e njejta gje mund te thuhet edhe per Partizanin qe pas situates se krijuar javet e fundit, nuk do te luaje per barazim dhe prandaj presim qe te henen qe jete nje ndeshje interesante ne “Loro Boriçi”.