Armando Broja duket se do të jetë pjesë e Çelsit në sezonin e ardhshëm. Ekipet që kërkonin me ngulm sulmuesin shqiptar kanë nisur që të heqin dorë prej tij pas refuzimeve të njëpasnjëshme nga londinezët.
Mes tyre futet edhe Evertoni. Këta të fundit janë dorëzuar për të siguruar shërbimet e Brojës, por mbeten sërish në derën e Çelsit. Mediat britanike raportojnë se kjo skuadër është duke kërkuar shërbimet e Batshuayi.
Frank Lampard preferon belgun në karahasim me shqiptarin dhe kjo mund të përkthehet në një favor të madh për Brojën, i cili mund të qëndrojë kështu te Çelsi. Në fakt, Broja zhgënjeu në 45-minutat që iu dhanë në dispozicion në miqësoren e kaluar ndaj Udineses, por kjo nuk ia zbeh aspak cilësitë që ka.
Javën e kaluar bëri bujë lajmi se shqiptari ka përfunduar në listën e Real Madrid. Klubi madrilen po kërkon një sulmues për stolin rezervë dhe Broja është një ndër emrat.
Ndërkohë, klubi që e ka kërkuar më gjatë këtë verë, West Ham, duket se nuk është më i interesuar, pasi mori italianin Scamacca dhe e kanë kompletuar repartin e sulmit.
Maringlen ZHIVANI