Kristiano Ronaldo mund t’i japë lamtumirën Juventusit në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që shkruajnë në Spanjë.
“Don Diario” raporton se portugezi është i gatshëm të largohet nga Juventusi dhe si asnjëherë më parë po mendon të ndryshojë skuadër.
Sipas raportit të sipërpërmendur Ronaldo është i gatshëm të dëgjojë ofertat në drejtim të tij, për të ndryshuar ambient. Dy nga skuadrat e interesuara për lojtarin janë PSG-ja dhe Junajtid, të cilat dëshirojnë ta marrin lojtarin në ekipin e tyre.
Megjithatë ekziston edhe mundësia e një rikthimi te Reali. Vendimi që pritet të merret në Itali për uljen e pagave të futbollistëve nuk i ka pëlqyer sulmuesit dhe mendon largimin.
Thuhet se Ronaldo gjatë këtyre kohëve nuk e kishte menduar largimin nga Juvja, por tashmë ka vendosur të dëgjojë ofertat në drejtim të tij dhe nëse duket i bindur mund të kalojë tek një nga skuadrat e interesuara për të.
Nuk dihet ende sa të vërteta janë këto lajme apo janë thjesht zëra, në ditët e ardhshme mund të kuptojmë më shumë rreth kësaj.