Kastriot Dermaku më në fund është gati të kthehet në fushë dhe të vazhdojë me Leçen punën që la në mes për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka munguar në muajin e fundit për shkak të shqetësimeve fizike, por me sa duket ka arritur të kalojë pjesën më të vështirë të dëmtimit.
Gjatë këtyre ditëve, ai është kthyer normalisht në stërvitje me klubin e tij dhe pritet që në sfidat e para të Serisë B që do të luajë Leçe, të jetë përsëri në fushën e lojës.
Me praninë e Dermakut, Leçe kishte treguar siguri më të madhe në prapavijë dhe mungesa e tij ishet ndjerë gjatë këtij muaji të fundit.
Leçe aktulisht është në vendin e 7 në renditjen e Serisë B, por shpreson që në javët në vijim të ngushtojë diferencen prej 7 pikësh që ka me Salernitanën e vendit të pare. Objektivi i saj është rikthimi i shpejtë në Serinë A, nga ku ra në edicionin e kaluar, ndaj bëri investime të rëndësishme, mes të cilëve edhe afrimin e Dermakut. /vipsport/