Fillimi i kësaj skuadre është shoqëruar nga disa probleme për ekipin e Vllaznisë.
Dy- tre futbollistë të saj, kanë kaluar një gjendje gripale dhe më e rënduar ka qenë situata për kapitenin Lika dhe mbrojtësin Bardulla.
Por me kalimin e ditëve, gjendja e tyre është përmirësuar dhe ditën e sotme të dy këta futbollistë janë stërvitur me grupin.
Ky padyshim që është një lajm i mirë për stafin teknik sepse duke patur të gatshëm të gjithë kontigjentin e futbollistëve, do mundet të përzgjedhë formacionin më të mirën me të cilën do të luajë ditën e hënë ndaj Teutës.
© shkodrasport.com