Në drejtim të Presidentit të rizgjedhur të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kanë ardhur urimet e para nga dy krerët më të lartë drejtues të futbollit europian dhe botëror.

Lajmin e bën të dituar vetë federata përmes një postimi në faqen zyrtare.

Fillimisht ka qënë presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin i cili menjëherë pas përfundimit të votimit, ka telefonuar Duken duke e uruar për fitoren si dhe duke vënë theksin se bashkëpunimi për projekte të përbashkëta mes FSHF dhe UEFA-s do të vazhdojë të jetë akoma edhe më i ngushtë mes palëve.

Ceferin gjithashtu në telefonatën e tij ka komplimentuar presidentin Duka për mbarëvajtjen normale të punimeve.

Kreu i futbollit vendas është uruar gjithashtu përmes një tjetër bisede telefonike dhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjithashtu dhe zvicerani përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të asamblesë, teksa rikonfirmoi thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Po kështu edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino zhvilloi një bisedë telefonike urimi me presidentin Duka për votëbesimin që i dha sërish asambleja.

Edhe kreu i FIFA-s përgëzoi Dukën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Asamblesë dhe njëherësh rikonfirmoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.