Lajme te mira per dy nga futbollistet me te spikatur te Akademise Vllaznia. Nga sa mesojne burime te “Shkodra Sport”, ne klubin shkodran kane ardhur dy ftesa per dy futbolliste te Vllaznise per te qene pjese e Kombetares U-20, ne nje turne miqesor qe ajo do te zhvilloje ne Arabi.
Fjala eshte per sulmuesin 18-vjeçar Kevin Dodaj dhe mesfushorin 19-vjecar Ersi Zaganjori. Te dy futbollistet qe sapo kane firmosur kontratat profesioniste me ekipin e pare te Vllaznise, jane perfshire ne listen e Kombetares U-20.
Megjithate, mbetet per t’u pare nese Dodaj dhe Zaganjori do te jene pjese e ketij grumbullimi me Kombetaren, pasi datat e planifikuara per kete turne miqesor, perkojne me periudhen qe Vllaznia do te jete ne faze pergatitore dhe me gjase qe te dy ata per sezonin e ri, do te jene pjese e rendesishme e ekipit kuqeblu dhe nuk dihet ende se si do te procedohet kesaj here.
Maringlen ZHIVANI