Juventusi dhe Masimiliano Alegri kanë lënë pas barazimin 2-2 në mbrëmjen e djeshme ndaj Salernitanës për tu përgattitur për sfidën e radhës në Champions ku pritet të rikthehet në dispozicion dhe argjentinasi, Anhel Di Maria.

34-vjeçari ka marrë pjesë në stërvitjen e ditës së sotme të skuadrës dhe po provon të rikuperohet plotësisht për të qenë në dispozicion në ndeshjen ndaj Benfikës.

Ideja e Alegrit do të ishte aj që të kishte Di Marian në dispozicion në pankinë për ta aktivizuar më pas gjatë sfidës nëse do të jetë e nevojshme.