Junior Messias është rikthyer të stërvitet pas një dëmtimi që e përcolli këto kohë.
Braziliani është rikuperuar totalisht dhe tashmë i është bashkuar grupit për të ndihmuar Milanin të vazhdojë rezultatet pozitive në Seria A.
Ndeshjet e radhës së ekipit kuqezi janë ndaj Fiorentinës dhe Atletico Madrid në Champions League.
Messias vitet e fundit ka qënë me huazim tek ekipi i Crotones e tashmë i është bashkuar Milan-it.