Fitorja ndaj Burrelit dy ditë më parë ka patur shumë vlera për Vllazninë. Së pari, sepse është marrë një trepikësh në një fushë shumë të vështirë.

Së dyti, sepse skuadra nuk ka qenë e plotë në këtë përballje. Përpos dëmtimeve të Bardullës e Markut, gjatë nxemjes së kësaj ndeshje ka ndjerë shqetësime edhe mbrojtësi rumun Ignat që për pasojë nuk ka zbritur fare në fushë.

Duke i shtuar këtyre edhe Krymin që ka patur probleme, numri i mungesave shtohej. Ky i fundit gjithsesi ka luajtur disa minuta në fund të takimit, ashtu si dhe Malota.

Këto janë lajme të mira dhe po ashtu, në stërvitjen e sotme edhe Ignat e Marku janë parë të jenë më mirë dhe për këtë arsye, pritet të jenë të gatshëm për sfidën e së premtes ndaj Dinamos.

Ky takim duhet fituar patjetër në mënyrë që të ruhet vendi i parë në renditje për Vllazninë.
© shkodrasport.com