Vllaznia është në javën e përgatitjeve për ndeshjen e ruandit të 9-të të kampionatit. Kundërshtari i rradhës do jetë Bylis, që do vizitojë Shkodrën ditën e premte në orën 17:45. Një rival aspak komod dhe që nxjerr punë çdo skuadre. Por për kuqeblutë detyra e vetme në shtëpi është fitorja.

E duket se grupi do jetë thuajse i plotë totalisht për ndeshjen kundër ballshiotëve. Infermieria që ka qenë e tejmbushur së fundmi ka filluar të zbrazet thuajse totalisht. Emra si: Hakaj, Jonuzi, Heriç dhe Kaina janë rikuperuar totalisht për ndeshjen e së premtes. Dhe të gjithë futbollistët do jenë nën urdhërat e Joses.

Një dyshim ka vetëm mbi Lorik Boshnjakun. Edhe mesfushori kosovar është rikupeuar, por nuk dihet nëse do jetë apo jo kundër Bylis. Pasi nuk kërkohet të rrezikohet që në fillim me të, për të mos rishfaqur dëmtimin e kaluar. Megjithëse ai pritet të jetë në stol në ndeshjen e fundjavës.

E vemtja mungesë mbetet ajo e Latifit, ku edhe për disa javë lojtari nga Prishtina nuk do jetë pjesë e skuadrës. Tashmë grupi është thuajse 100% i plotë, e kjo patjetër që kënaq edhe trajnerin Josa që do ketë akoma më shumë mundësi për të zgjedhur për titullarët që do hidhen në fushë.
Endri ÇINARI