Lajmet se Mikel Arteta do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit e kanë acaruar keq trajnerin e “The Gunners”, i cili ka reaguar për t’ përgënjeshtruar ato.
Në një intervistë për “Sky Sports UK”, Arteta ka mohuar gjithçka, ndërsa deklaroi se nuk mund t’i besonte ato që shkruanin mediet.
“Ky është lajm i rremë dhe unë jam shumë i zemëruar. Nuk do të largohem nga Arsenali këtë verë, nuk mund ta besoj atë që lexova dje. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim për tema që prekin drejtpërdrejt njerëzit. Unë jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur dhe kemi ende shumë punë për të bërë”-deklaroi Mikel Arteta.
Mikel Arteta mori drejtimin e skuadrës së Arsenal në dhjetor të 2019, ndërsa ka kontratë deri në verën e 2025-ës.