Lajme te mira nga Velipoja. Ada jo vetem ka “gjetur” trajner pas largimit te Zamir Lumanajt, por “ka gjetur” nje ekip te tere me te cilin do te perfaqesohet ne sezonin e ri futbollistik, ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Kjo eshte bere e mundur permes nje bashkepunimi me shoqaten “Djelmnia shkodrane”, eshte arritur marreveshja qe ekipi U19 i kesaj te fundit te perfaqesoje Aden e te rriturve ne sezonin e ri. Ja komunikata e shperndare nga klubet perkatese:

“Akademia e Futbollit Djelmnia Shkodrane 2017 arrin marrëveshjen me Klubin e Futbollit ADA dhe Akademinë e Futbollit ADA.

Akademia FC.DSH2017 mjaft e suksesshme ne sezonin e vitit të kaluar arrin binjakzimin me Skuadren e parë ADA.

Dy Presidentët Alfred Pjetri dhe Benardin Kulla zyrtarizojn marrveshjen ku skuadra U19 FC.DSH2017 me ditëlindjen 2003-2004 me trajner Arbër Shytani do të kalojë e gjitha në skuadren e parë ADA.
Kjo është një filozofi pune ku Akademia FC.DSH2017 kerkon që Sportistet e saj të rriten me ritme me të larta duke konkuruar me skuadra të para.

Mareveshje e cila u arrit edhe me miratimin teknik të Drejtorit Sportiv të kësaj Akademie i cili dihet për kontributin e tij ne vite tek KF ADA e VELIPOJES , dhe miqësisë që ka me dy Presidentët.Tani kjo Akademi ka dhe një skuadër të parë ku të gjithë lojtarët e saj duhet zbatojnë rregulloret dhe të jene të kujdesshem për kalimet në akademit e tjera.

Gjithashtu ADA gjen zgjidhjen ku rrit pretendimet për tu ngritur në Kategorinë e parë .Tani ADA do ketë nje kontigjent të rinj lojtarësh premtues për të ardhmen ku do rrisë objektivat e saj.Presidenti Alfred Pjetri është mjaft optimist për grupin e lojtarëve dhe stafin teknik.

Gjithashtu ai thekson se edhe në aspektin ekonomik skuadra do ketë mbeshtetjen e tij të plotë dhe bashkpunimin me bashkinë Shkoder e cila bashke me klubin Vllaznia do të jenë një ndihmesë tjetër për këtë klub futbolli të qytetit tonë”./SHKODRA-SPORT.COM/