Pesë lojtarëve iu është ndalur të grumbullohen më Kombëtaren. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, Lindon Selahin, Ylber Ramadanin, Florian Kamberin dhe Klaus Gjasulën.
Këta lojtarë nuk lejohen nga klubet e tyre për tu bashkuar me Kombëtaren kuqezi. Gjithashtu në dyshim janë edhe Vrioni me Strakoshën, me sulmuesin që nuk po e lejon Juventusi dhe portierin që dyshohet për një dëmtim.
Një lajm aspak i mirë ky për Edi Rejën dhe Shqipërinë, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe ndaj Lituanisë më 14 tetor.
Klubet mbështeteten edhe te rregullorja e re e FIFA-s, ku në 90 ditët në vijim, klubet do të kenë mundësi të mos lejojnë lojtarët e tyre që të grumbullohen në kombëtaret përkatëse, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndeshje zyrtare apo miqësore.
Në argumentimin e kësaj vendimmarrje, krerët e FIFA-s shprehen se kjo është vetëm një masë e përkohshme e cila ndihmon në ruajtjen e shoqërisë dhe uljen e rreziqeve nga infektimi me Koronavirus.