Ishte planifikuar per t’u luajtur diten e sotme miqesorja Vllaznia- Kastrioti, por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Klubi shkodran sapo ka njoftuar se kjo ndeshje nuk do te luhet sepse nuk do te paraqitet ekipi krutan.
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se ndeshja miqësore ndaj ekipit të Kastriotit, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 14:00 nuk do të zhvillohet.
Ekipi krutan e ka patur të pamundur për të udhëtuar drejt Shkodrës për disa arsye të rëndësishme dhe si rrjedhojë, kjo ndeshje nuk do të luhet.
Mungesa e kesaj miqesoreje do te shoqerohet me nje ndeshje kontrolli ne mes vete futbollisteve te Vllaznise e cila do t’i sherbeje stafit teknik per te pare gjendjen e te gjithe futbollisteve.