Tjeter sukses per boksierin shkodran Arjon Kajoshi. Mbremjen e sotme ai ka fituar ndeshjen e katert rradhazi ne boksin profesionist, duke treguar edhe njehere tjeter se i ka hyre nje rruge te suksesshme ne te cilen ka synime shume ambicioze.

I shoqeruar nga stafi i tij, i perbere nga trajneret Zef Gjoni, Jetmir Kuçi e Lazarin Vila, ndeshjen e sotme ai e ka zhvilluar ne qytetin e Pejes duke qene pjese e turneut “Kosovo Fight Night” dhe perballe tij ka qene boksieri hungarez Pal Olah ndaj te cilit ka triumfuar me sukses.

Edhe pse ndeshja ishte parashikuar te behej me 6 raunde, Kajoshi fitoj perball kundershtarit te tij ne raundin e 4-te me nokaut Keshtu Arjon Kajoshi rregjistron fitoren e 4-te ne boksin profesionist.

Ky eshte nje tregues qe karriera e Arjon Kajoshit ne boksin profesionist ka nisur ne menyren e duhur dhe kuptohet qe te gjithe ne i urojme sa me shume suksese ne te ardhmen.

Po ne kuadrin e aktivitetit te sotem, ne ring duhej te ngjitej edhe shkodrani tjeter Nelson Hysa, por ashtu siç kemi bere te ditur, kjo ndeshje nuk eshte zhvilluar pasi kundershtari i tij, kroati Marko Vuçeviç ka rezultuar me Covid dhe prandaj nuk ka udhetuar drejt Kosoves./SHKODRA-SPORT.COM/