Per Vllaznine vjen nje tjeter lajm i mire. Njeri prej lojtareve me te rendesishem te saj ne dy sezonet e fundit, pikerisht sulmuesi anesor Esat Mala, do te vijoje te jete pjese e kesaj skuadre edhe ne sezonin e ardhshem.

Lojtari dhe drejtuesit e klubit kane arritur akordin diten e sotme dhe si rrjedhoje kjo gje eshte bere publike nga ana e vete klubit shkodran permes nje postimi ne faqen zyrtare. Ne kete menyre, trajneri Thomas Brdariç do te kete ne dispozicion te kater lojtaret e sezonit te kaluar te manovres sulmuese.

E kemi fjalen per kapitenin Bekim Balaj, por edhe per Ildi Gruden, Mehdi Çoben dhe se fundi edhe per Esat Malen. Atyre u shtohen edhe lojtaret e rinj si Antonio Delaj, Kevin Dodaj e Klajti Halili, megjithate drejtuesit duket se po shohin ne merkato edhe per nje tjeter sulmues cilesor.

Megjithate per momentin e rendesishme eshte qe edhe Esat Mala do te vazhdoje te jete pjese e kuqeblu. Kjo eshte diçka pozitive sepse Vllaznia e ka ruajtur bazen e skuadres se sezonit te kaluar dhe perpos kesaj, ka firmosur edhe me kater futbolliste te tjere si Amir Kahrimanoviç, Ardit Deliu, Melos Bajrami dhe Klinti Qato./www.shkodrasport.com/