Shumë diskutime por asnjë nga lojtarët titullarë nuk është larguar nga Vllaznia. I fundit që ka hedhur firmë ka qenë kapiteni Lika.
Ai në fakt kishte ditë që ka arritur akordin me drejtuesit e klubit megjithatë ka dashur të bëjë edhe një bisedë të fundit me drejtorin sportiv Engin Firat para se të zyrtarizojë bashkëpunimin e ri me Vllaznisë.
Kjo gjë është arritur mbrëmjen e sotme dhe për rrjedhojë tashmë çdo gjë është mbyllur.
Gilman Lika të paktën edhe për një sezon do të jetë kuqeblu. Të gjithë në kampin shkodran kësisoj do të jenë tani të përqendruar maksimalisht tek sfida e nesërme me Korabin e cila duhet fituar patjetër.
© shkodrasport.com