Tek Vllaznia vijon puna jo vetem per ndertimin e skuadres ashtu si duhet, por edhe struktures se klubit dhe nga dita e sotme, ajo do te kete edhe nje pjestar me shume ne rradhet e saj.

Behet fjale ne fakt per nje emer shume te njohur, ish- futbollistin e saj Auron Miloti. Klubi shkodran ka bere te ditur se atij i eshte ngarkuar detyra e “scautit”.

Qe do te thote se ish- sulmuesi i njohur do te kete per detyre te gjurmoje lojtaret e talentuar si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise. Ja njoftimi i klubit shkodran per kete emerim:

“Klubi i Futbollit Vllaznia në funksion të mbështetjes për talentet e reja nga Akademia Futbollit Vllaznia por edhe të gjurmimit dhe ndjekjes së lojtarëve të spikatur kryesisht brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj në shërbim të një merkatoje cilësore po ndërton mekanizmat e nevojshme me specialistë të njohur të futbollit.

Për këtë qëllim dhe në shërbim të ndjekjes se talenteve dhe lojtarëve të spikatuar, sot Klubi Futbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar me ish-futbollistin e njohur shkodranë z.Auron Miloti i cili do të kryejë detyrën e scautit. Miloti zotëron licensën UEFA PRO dhe ka eksperience pune si traineri në ekipet austriake”.