Kur u duk se tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve po beheshin perpjekje per kthimin ne stabilitet, ne fakt drejtuesit e ketij ekipi kane marre diten e sotme nje lajm aspak te mire. Nje nga lojtaret me te talentuar dhe me me perspektive te tij, pikerisht Veton Gjeçaj, i ka dhene lamtumiren ekipit.
Ai ka zgjedhur te vazhdoje karrieren e tij ne Kosove tek ekipi Bashkimi i Prizrenit, aty ku dhe i ati- Bledari u pat kthyer ne nje idhull vite me pare. Gjeçaj Junior eshte prezantuar diten e sotme nga klubi kosovar bashke edhe me tre blerje te tjera.
Keto te fundit jane basketbolliste amerikane dhe vetem Gjeçaj vjen nga Shqiperia ne rradhet e kesaj skuadre e cila duket qe ne sezonin e ri do te futet ne kampionat me pretendime te qarta per te qene ne eliten e tij.
Veton Gjeçaj eshte vetem 19 vjeç, luan ne pozicionin 3 dhe eshte i gjate 2.00 metra. Ai njekohesisht eshte edhe pjese e kombetares U20 te Shqiperise. Tashme per te nis nje epoke e re ne karrieren e tij ku me siguri qe do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira.
Nderkohe te Vllaznia problemet shtohen sepse numri i basketbollisteve vendore zvogelohet edhe me teper dhe do te jete shume e veshtire per ta zevendesuar Gjeçajn./www.shkodrasport.com/