Bekim Balaj do te jete pjese e Vllaznise deri me 2027. Ky eshte lajmi me i fundit qe zbuloi klubi shkodran pak minuta me pare. Drejtuesit e tij dhe kapiteni kane rene dakord qe kontrata ekzistuese te zgjase edhe per dy sezonet e ardhshme.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse Balaj vazhdon te jete pika e referimit per kuqeblute. Fituesi i “Topit te Arte” dhe i “Kepuces se Arte” per vitin 2024, po tregon se eshte ne rruge te mbare per te qene dominues edhe ne sezonin aktual.

Dhe si rrjedhoje drejtuesit e Vllaznise kane vendosur qe rrugetimi tyre te vazhdoje edhe per dy sezone te tjera me kete futbollist. Duhet thene se kontrata aktuale e tij mbaronte ne fund te ketij sezoni, por drejtuesit nuk kane pritur fundin e saj dhe e kane shtyre deri ne vitin 2027.

Ka qene drejtori sportiv Tefik Osmani dhe legjenda e golit Vioresin Sinani (qe eshte njekohesisht pjese e stafit teknik te Vllaznise) te cilet kane pozuar sot me Bekim Balajn bashke me fanellen ku shkruhet 2027.(www.shkodrasport.com)